Pranimi i Shtetësisë

From eRepublik Official Wiki
Jump to: navigation, search
Languages: 
EnglishIcon-English.png
ShqipIcon-Albania.png
عربيIcon-Arabic.png
БългарскиIcon-Bulgaria.png
中文(简体)Icon-China.png
中文(繁體)Icon-Republic of China (Taiwan).png
HrvatskiIcon-Croatia.png
ČeskoslovenštinaIcon-Czechoslovak.png
فارسیIcon-Iran2.png
SuomiIcon-Finland.png
FrançaisIcon-France.png
ქართულიIcon-Georgia.png
DeutschIcon-Germany.png
ΕλληνικάIcon-Greece.png
MagyarIcon-Hungary.png
Bahasa IndonesiaIcon-Indonesia.png
עבריתIcon-Israel.png
ItalianoIcon-Italy.png
한글Icon-South Korea.png
МакедонскиIcon-Macedonia.png
PolskiIcon-Poland.png
PortuguêsIcon-Portugal.png
Portugues BrasileiroIcon-Brazil.png
RomânăIcon-Romania.png
РусскийIcon-Russia.png
СрпскиIcon-Serbia.png
SlovenščinaIcon-Slovenia.png
SvenskaIcon-Sweden.png
TürkçeIcon-Turkey.png
УкраїнськаIcon-Ukraine.png

Pasi të kesh aplikuar për shtetësi,ju nevojitet të prisni për një anëtar të kongresit që të pranoj kërkesën tuaj.

Pranimi i shtetësisë

View requests.png
Në faqen "Society" të shtetit,në sektorin Citizens është një rresht i emëruar "Citizenship requests".Në anën e djathtë të saj gjendet butoni "View Requests".

Me klikimin e butonit dërgohesh në një faqe me dy opsione: Approved dhe Pending.Në anën e djathtë të këtyre opsioneve,anëtarët e kongresit mund të shohin dhe sa kërkesa për shtetësi i kanë mbetur.

Pritja

Në këtë faqe mund të shohësh aplikimet e shtetësisë të cilat nuk janë pranuar ende ose ju ka dalur afati.Në anën e majtë do të shihni avatarin e qytetarit dhe emrin poshtë pjesës së lartë të emëruar Citizen.Poshtë pjesës Details mund të shihni arsyen e aplikimit për shtetësi,shtetin aktual të cilit i takojnë,datën se kur kanë mbërritur në shtetin për të cilin po aplikojnë,dhe kur ju del afati i aplikacionit.

Accept citizenship.png
Në anën e djathtë të aplikacionit,anëtarët e kongresit kanë butonin Accept i cili përdoret për të pranuar kërkesën përkatëse.

Vëmendje: Anëtarët e kongresit munden vetëm të pranojnë kërkesat.Pritja për shtetësi zgjat 10 ditë.

Pranimi

Në këtë faqe mund të shohësh kërkesat e qytetërimit të cilat janë pranuar prej një anëtari të kongresit.Poshtë pjesës Citizen mund të shohësh avatarin dhe emrin e qytetarit.Poshtë pjesës Approved on tregohet data kur kërkesa përkatëse është pranuar,dhe anëtari i kongresit i cili ka pranuar kërkesën mund të shihet poshtë pjesës Approved by

Limitimet

Citizenshipasses.png
Për të ndaluar konflikte të pushtetit,shtetësitë pranohen sa 10% e popullsisë që voton (të gjithë nivel 14 e më tutje) për një mandat të kongresit.Një anëtar i kongresit mund të pranoj një numër specifik të kërkesave,e që është ai 10% i pjestuar me numrin e anëtarëve të kongresit.Për një shtet me 10.000 qytetar dhe 40 anëtar të kongresit,kjo do ti binte që një anëtar kongresi mund të pranoj 0.1*10.000/40=25 kërkesa shtetësie.Qytetarët që lindin në shtetin përkatës marrin shtetësi automatikisht dhe nuk ndikojnë në numrin e kërkesave të cilat një anëtar i kongresit mund ti pranoj.

FAQ

A do të jetë e nevojshme që të gjithë anëtarët e kongresit të pranojnë një kërkese nëpermjet një lloj ligji?A nuk do ta ngarkonte së tepermi kongresin kjo gjë?
Jo,shtetësia ofrohet personalisht dhe manualisht nga një anëtar kongresi.Nuk ka ligj,vetëm një listë prej së cilës anëtari i kongresit mund të zgjedh se cilit të ja pranoj kërkesën.

Një maksimum prej 10% e një popullate të shtetit e mundshme për tu pranuar është shumë. A do të thotë që një anëtar kongresi "spiun" mund të pranoj me qindra kërkesa dhe të shkaktoj pushtim të atij vendi?
Faktikisht kjo nuk është e vërtetë.Sepse një anëtar kongresi mund të pranoj kërkesa sa numri i cili fitohet prej 10% të popullatës në pjesëtim me anëtarët e kongresit.Pra në një shtet me 10.000 qytetar dhe 40 anëtar kongresi,një anëtar i kongresit mund të pranoj 25 nga kërkesat mbrenda atij mandati.Asnjë nuk mund ta kaloj atë numër,dhe pse mbesin me mijëra kërkesa tjera.

A është e mundshme për të parë se cili anëtar i kongresit ka pranuar kërkesën e shtetësisë nëpërmjet modulit të shtetësisë?
Po,kërkesat e shtetësisë janë të ndara në dy pjesë: Pending dhe Accepted applications.Në Accepted applications janë të renditur të gjithë qytetarët që ju kanë pranuar kërkesat në 10 ditët e fundit dhe anëtari i kongresit i cili ka shtypur butonin.