Partia Revolucionare/Shqip

From eRepublik Official Wiki
Jump to: navigation, search
Languages: 
EnglishIcon-English.png
ShqipIcon-Albania.png



Partia Revolucionare

Parita e Panjohur

Iformacionet Gjenerale
Shteti Flag-Albania.jpg Albania
Inicialet PR
Formacioni 16.07.2012
Shpërbërja 2014 (est)
Politike
Kongresi 0 /30 Vende, 0%
Paraprihet nga Partia e Kanunit
Pesuar nga Liberal Party
Orientimi Far-Left
Ideologjia Libertarian
edit

Balance.png This article not written in the proper voice

This is an encyclopedia; articles must be written in a neutral way and in the 3rd person. Company/organization/political party pages must not be advertisements.


Partia Revolucionare - nga fjalet e Cerciz.Topulli

Partia Revolucionare lindi ne 16,07,2012 . Kjo parti u themelua nga Komandanti92 Ne ate perjudh ne kete parti u anetarsuan vetem disa miq te mite afro 10-15 vet . Objektivi im kryesor ne mandatit e pare ishte qe kjo parti te dilte ne Top5-s partit politike ne vend . Disa dit perpara zgjedhjeve te rradhes objektivi u realizua . Ne arritjen e ketij objektivi ndimuan mjafte djem te rinje dhe te devotshem .Ne mandatin e dyte pra ne 16,08,2012 une kandidova serisht per kreun e kesaj force politike . Por kesaj rradhe me nje objektiv me larg-pames . Te benim rrotacionin e brezave ne eShqiperi(objektiv i cili nuk u realizua) . Ne ate kohe ne rradhet e PR numeroheshin me dhjetra lojtar aktiv pothuajse ne cdo ore te dites dhe te nates disa prej anetarve kan qene ne chate . PR arriti te thyente monotonin e top5 partive te para qe ne ate kohe rradhiteshi pak me ndryshe nga cka eshte sot . Partia Nacionaliste ishte ne top1 me afro 300 anetare. Aleanca Kuq e Zi ishte ne top2 me afro 150 anetare . Dhe ne top 3 doli per here te pare PR me 80 anetar .'(80% e anetareve aktiv ) Pas nje perjudhe dy mujore une vendosa te mos behasha monoton si kreret e tjere te partive te ndryshme politike. Kryesin ne zgjedhjet e 16,09,2012 e mori BlackMamba1 nje djale mjaft i guxhimshem dhe me shum objektiva ne koken e tije , por mbi te gjitha shum aktiv dhe punetore ne loje . Ne mandatin e tije puna e vazhduar prej meje dhe te gjithe kryesis ne kete parti vazhdoi mjaft mire. Nr i anetarve ne kete kohe ishte konstant. U bene goxha ndryshime dhe PR kishte zgjedhur rrugen e saj politike tashme. Dhe sic u be tradite rrotacioni i kryetarve ne PR normalisht qe BlackMamba1 nuk kandioi me . Nga zgjedhjet e dates 15,10,2012 doli fitimtar Andi Progonati nje figure mjaft e njohur per shum shqiptar . Ne ditet e para te mandatit te tije PR beri nje sere reformash edhe krijoi disa kualicione me parti te ndryshme ne ate periudhe .

DICKA E PAPRITUR NDODHI .... Andi Progonati u be inaktiv pa lajmeruar asnje (vazhdon te mos kemi kontakte as ne keto momente me te ) Dhe e gjithe ajo pune e bere nga shum djem psh : Bibaa, Djonce , Cameria bobi, Mbret pirro , Gentian A Berbati, BlackMamba1 , Arius argiri ,te me falin te tjeret nqs kam harruar ndonje , ra poshte . Dhe PR u be pothuajse inekzistente . Ndersa ne zgjedhjet e ketij muaj qe ne po leme pas une arrita ta rimarr edhe njeher PR edhe pse me pak anetar afro 30-40 . Dhe beme nje marveshje per binjakezim partish me ish parti Zeri i Popullit . Ky binjakezin u be vetem me nje kusht nga ana jone . Qe emri i PR te ishte ekzistues . Ky binjakezin na ka bere edhe me te forte . Kjo fale disa djemve ne kete parti qe jane shum shum punetor prsh :Aqif Pasha ,Albanianguard, Edini ,Eljon Dedej,ArnoldDijn etj (te me falin ata qe nuk ia kam permendur emrin). Nuk dua te vecoj asnje ,pervec kryetarit aktual. Crazy Alboz e fitoje kete gare 2 muaj me pare me nje kandidat goxha te forte. Ai (Bashke me Kryesin) jo vetem qe arriti te fitoi por fale aftesive te tija komunikuse ka bere nje pune te palodhur dhe PR eshte sot ne top3 me 100 anetar . Tashme PR ka nje staf dhe nje kryesi goxha me eksperienc dhe te kualufikuar. Bashkouni me ne per nje te ardhme me te sigurt dhe per nje Shqiperi me te forte


Besoj se i rash pak gjate duke treguar te gjithe historikun, normalisht jane lene shum gjera pa thene por ... Edhe pak ore na ndajne nga zgjedhjet . Mua me ka ngelur edhe nje objektiv pa arritur si kryetar i PR . Te bej RROTACIONIN politik . Kam zgjedhur kete muaj per te rikandiduar per kreun e PR . Shpresoj te kem voten tuaj . Ju bej thirrje te gjithe atyre qe duan RROTACIONIN politik dhe ti thone stop CP-ve kuklla te bashkoen me Partin Revolucionare .

Rrespekte te perzemerta Cerciz.Topulli (Klitoni-92)

Statuti i PR

STATUTI I PARTISE REVOLUCIONARE

Kapitulli 1: Dispozita të përgjithshme

Neni 1

Partia Revolucionare është një bashkësi, pjesë e komunitetit Shqiptar në eRepublik, që synon të realizojë progres për te gjithë komunitetin. Ajo angazhohet me të gjitha forcat, që ky progres të arrihet me anë të bashkpunimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe duke qënë pjesë e rëndësishme e dinamikave të vazhdueshme që ndodhin në eRepublik. Ky progres nënkupton mirëqënjen e të gjithë shqiptarëve në eRepublik dhe bashkim në idealet kombëtare.

Neni 2

Partia Revolucionare ka për qëllim dhe detyrim të saj përfshirjen e të gjithë antarëve të saj, për vendimmarrje që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen sociale të gjithë komunitetit.

Neni 3

Emri i plotë i kësaj bashkësie është : Partia Revolucionare

Kapitulli 2: Struktura

Neni 4

Partia Revolucionare ka si organ më të lartë kryesinë e partisë me këta antarë kryesie:

a. Kryetari mban pozicionin kryesor dhe përfaqëson partinë në të gjitha aspektet e jetës sociale në eRepublik. Ai zgjidhet sipas rregullores së përgjithshme të eRepublik dhe ushtron mansionet e tij në përputhje me nenet 1 dhe 2.

b. Nënkryetari ndihmon drejtpërdrejtë kryetarin dhe në mungesë te zgjatur të kryetarit, 5 dit, dhe me autorizimin e tij ai përfaqëson partinë. Ai zgjidhet nga kryetari i partisë në përputhje me nenet 1 dhe 2.

c. Sekretari i Përgjithshëm

Sekretari i Përgjithshëm përgjigjet për organizimin e partisë dhe ka për detyrë zhvillimin e komunikimit midis antarëve të partisë. Ai zgjidhet nga kryetari i partisë në përputhje me nenet 1 dhe 2.

d. Kryetari i Këshillit

Kryetari i Këshillit është këshilltari kryesor i kryetarit të partisë dhe ka të drejtë të krijojë nje grup prej 5 antarëve te partisë për të analizuar aspektet kryesore të jetës sociale dhe tja komunikojë kryetarit. Ai zgjidhet nga kryetari i partisë në përputhje me nenet 1 dhe 2.

e. Zëdhënësi i Partisë

Zëdhënësi i Partisë ka për detyrë të informojë publikun rreth çështjeve të rëndësishme dhe vendimeve të marra nga kryesia e partisë. Ai zgjidhet nga kryetari i partisë në përputhje me nenet 1 dhe 2.

Antarët e kryesisë kanë mandat 1 mujor, në përputhje me rregullat e eRepublik.

Neni 5

Vendimet e dala nga kryesia e partisë ushtrohen nga grupe vullnetarësh të formuar nga antarët e partisë, të cilët shprehin dëshirën e tyre dhe miratohen nga kryesia, për te realizuar ne praktikë vendimet e marra.

Kapitulli 3: Proçedura të Përgjithshme

Neni 6

Ky statut është debatuar në asamblenë e parë të përgjithshme dhe është votuar me shumicë të thjeshtë nga antarët e Partisë Revolucionare , të cilet kanë votuar me parimin një antar një votë.

Neni 7

Ky statut mund të pësojë ndryshime vetëm në një asamble të përgjithshme e cila mund të thirret nga kryetari ose nga një grup prej 10 antarësh të Partisë Revolucionare dhe që formon një pjesmarrje jo me pak se 21 antarë.

Neni 8

Kryetari i porsazgjedhur duhet të mbajë mbledhjen e parë jo më vonë se 5 dit nga dita e shpalljes së rezultatit nga komisioni zgjedhor, për të diskutuar rreth antarëve të kryesisë së re të partisë e drejtuar prej tij.

Neni 9

Kryesia e partisë duhet të shpalli qëndrimin e saj për zgjedhjet presidenciale jo me vone se 2 dit para fillimit të proçesit te votimit te presidentit.

Neni 10

Kandidatët për kongres të cilët do të përfaqësojnë Partinë Revolucionare, nëse kjo i ploteson kushtet për tu përfaqësuar në kongres, duhet të shpallen jo më vonë se 1 dit përapara fillimit të proçesit të votimit.

Neni 11

Partia Revolucionare dhe antarët e saj nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për veprimet personale në emër të partisë, të cilitdo antar të saj nëse nuk janë në përputhje me këtë statut. Në raste të tilla, kryetari, pasi të mbajë mbledhjen e kryesisë, duhet të mbajë qëndrim publik për ti sqaruar opinionit të gjërë çdo keqkuptim.

Kapitulli 4: Përfaqësimi në strukturat shtetërore


Neni 12

Nëse presidenti i vëndit del nga kandidatura e Partisë Revolucionare atëherë ai duhet te japi dorëheqje nga antarësia e partisë, duke përfaqësuar në këtë mënyrë interesat e të gjithë komunitetit Shqiptar dhe jo vetëm të Partisë Revolucionare. Pasi ti mbarojë mandati i presidentit ka të drejtë të rikthehet në strukturat e Partisë.

Neni 13

Kongresmenët e zgjedhur nga kandidatët e propozuar në nenin 10 kanë për detyrë të përfaqësojnë me dinjitet interesat e komunitetit tonë. Votimet që ata duhet të bëjnë dhe propozimet e ligjeve duhet të marrin pëlqimin dhe miratimin e kryesisë së partisë. Nëse këta vendosin te votojnë ligje të cilat janë në kundërshtim me interesin e partisë, Partia Revolucionare dhe bashkësia e saj e quan veprim personal dhe nuk mban përgjegjësi.

Neni 14

Përfaqësuesit e Partisë Revolucionare të cilët janë antarë të kabinetit të qeverisjes duhet të konsultohen me kryesinë e partisë për vendimmarrjet e ndryshme në dikasterin e tyre. Partia Revolucionare ka të drejtë të mos mbajë përgjegjësi nëse vendimet e pakonsultuara me parë nuk janë në pëputhje me qëllimet e saj por frut i veprimeve të tyre personale.

Kapitulli 5: Financimi


Neni 15

Financat e Partisë Revolucionare do të përdoren për veprimtari të ndryshme me karakter social. ALL dhe Gold i përdorur për këto veprimtari do të ketë prejardhje nga donacione të gjithë atyre që dëshirojnë të kontribuojnë me vullnet të lirë.

Neni 16

Ky statut hyn në fuqi me votimin, sipas nenit 6, që pasoi asamblenë e parë të përgjithshme të Partisë Revolucionare.

eRepublik , Janar 2013.