Zgjedhjet
eRepublik link: https://www.erepublik.com/sq/main/elections
Languages: | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Kliko "Zgjedhjet" tek tabi Komuniteti, për të të treguar faqen e zgjedhjeve. Siç është programuar, kjo faqe do të të tregoj rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale, por informacione të tjera janë në dispozicion:
- Zgjedhjet e tjera mund të shihen duke i selektuar ato në list në të majtë lartë.
- Koha kur do të mbahen zgjedhjet tjera tregohet në një kuti në të djathtë lartë.
Votimi
Në ditën e zgjedhjeve (më datat 5, 15 ose 25 të çdo muaji, mvaresisht nga lloji i zgjedhjeve), qytetarët mund të votojnë kandidatin e tyre të preferuar. Votimet kërkojnë shtetësi, prandaj qytetarët e huaj nuk mund të votojnë. Janë 3 lloje zgjedhjesh:
- Zgjedhjet Presidenciale Shtetërore (Mbahen me datën 5 të çdo muaji)
- Zgjedhjet Presidencial Partiake (mbahen më datën 15 të çdo muaji)
- Zgjedhjet e Kongresit (Mbahen me datën 25 të çdo muaji)
Zgjedhjet Presidenciale Shtetërore
Në këto zgjedhje qytetarët nga çdo shtet votojnë kandidatin e tyre të preferuar për tu bërë president. Çdo parti politike e përkrah kandidatin e vet për president, dhe kandidatët mund të përkrahen nga më shumë se një parti.
Zgjedhjet Presidenciale Partiake
Në këto zgjedhje, anëtarët e qdo partie mund të votojnë kandidatin e tyre të preferuar për tu bërë president i asaj partie.
Zgjedhjet e Kongresit
Në këto zgjedhje qytetarët nga çdo rajon votojnë kandidatët e tyre të preferuar për të përfaqësuar atë regjion. Zgjedhjet për kongres nuk do të mbahen nëse ai shtet është fshirë nga harta.
Shiko edhe këtë
Politika |
---|
Sistemi i Votimit · Zgjedhjet partiake · Zgjedhjet për Kongres · Zgjedhjet për President · Lista e Presidentëve të botës · Administrimi i Shtetit |