Aleanca KUQ e ZI/Shqip

From eRepublik Official Wiki
Jump to: navigation, search

Aleanca KUQ e ZI

Error: Image is invalid or non-existent.

General Information
Country Flag-Albania.jpg Albania
Abbreviation AKZ
Website [1]
Newspaper http://www.aleancakuqezi.al
Organization http://www.aleancakuqezi.al
Forum [2]
Colors Red and Black
Founded 2012
Dissolved http://www.aleancakuqezi.al
Political
President KRIMIKO
Vice President KRIMIKO
Members 140
Congress Occupancy 10/30 seats, 33%
Orientation Center, Libertarian
Ideology Authoritarian

Aleanca KuqeZi …Aleancë qytetare nën ngjyrat e flamurit shqiptar…

Aleanca KuqeZi …lëvizje civile e përbërë nga patriotë te grupmoshave te ndryshme, në mbrojtje të interesave kombëtare…

Aleanca KuqeZi …sepse asnjë funksionar publik në Shqipëri, i lartë apo i ulët, nuk ka marrë në mbrojtje interesat kombëtare!

Aleanca KuqeZi …sepse anëtarët e Aleancës KuqeZi janë shqiptarë të ndërgjegjshëm për identitetin e tyre kombëtar!

Aleanca KuqeZi …sepse anëtarët e Aleancës KuqeZi duan një shtet ligjor dhe respektojnë Kushtetutën e Republikës!

Aleanca KuqeZi

Misioni; Synim të mbrojë Kushtetutën e Republikës, te mbrojë dinjitetin njerëzor duke e shndërruar në një simbol rezistence për çështjen kombëtare. Aleanca KuqeZi synon të mbrojë harmoninë fetare dhe etnike, që karakterizon vendin tonë dhe mbi të gjitha, të mbrojë shtetin ligjor në Shqipëri.

Kërkon; Të advokojë forcimin e integritetit, sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar në mbrojtje të vlerave kushtetuese dhe simboleve kombëtare.

Si? Nëpërmjet ndërmarrjes së një nisme ligjore, unike në historinë e Kombit Shqiptar. Kjo nismë ligjore, e bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë synon t’i propozojë Parlamentit Shqiptar amendamentet e mësipërme.

Pse? Sepse Qeveria shqiptare ka vendosur që së shpejti të kryeje regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Në një kohë që në Shqipëri po synohet, që nëpërmjet kompromentimit ekonomik të falsifikohet kombësia e shumë qytetarëve shqiptarë nga zona të ndryshme të vendit.

Kushtetuta? Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 81, pika 1 thotë:

Të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës. Mund të bëhesh pjesë? Kushdo që beson në të njëjtat vlera me ne, mund të bëhet pjesë në çdo kohë, në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Itali… dhe çdo vend ku jetojnë shqiptarë, të cilët kërkojnë një Shqipëri Europiane.