Spitali

From eRepublik Official Wiki
Jump to: navigation, search
Languages: 
EnglishIcon-English.png
ShqipIcon-Albania.png
БеларускаяIcon-Belarus.png
БългарскиIcon-Bulgaria.png
中文(简体)Icon-China.png
中文(繁體)Icon-Republic of China (Taiwan).png
HrvatskiIcon-Croatia.png
فارسیIcon-Iran.png
FrançaisIcon-France.png
DeutschIcon-Germany.png
ΕλληνικάIcon-Greece.png
MagyarIcon-Hungary.png
Bahasa IndonesiaIcon-Indonesia.png
ItalianoIcon-Italy.png
МакедонскиIcon-North Macedonia.png
PolskiIcon-Poland.png
PortuguêsIcon-Portugal.png
Portugues BrasileiroIcon-Brazil.png
RomânăIcon-Romania.png
РусскийIcon-Russia.png
СрпскиIcon-Serbia.png
SlovenščinaIcon-Slovenia.png
EspañolIcon-Spain.png
TürkçeIcon-Turkey.png
УкраїнськаIcon-Ukraine.png

Energjia dhe ndikimi i saj

Energjia · Ushqimi · Spitali · Ndihma e Pare · Vendet e Stervitjes · Puna · Lufta · Lufton guerrile · Biletat e levizjes

Icon - Hospital.jpg Një spital mund të përdoret për të rritur shëndetin e ushtarëve, të cilët luftojnë në beteja. Spitalet nuk janë për ata të cilët nuk janë duke luftuar.

Ato mund të blihen vetëm vetëm me propozimin e presidentit të vendit me aprovimin e parlamentit. Ato më pas vendosen në rajonin e betejës specifike të përcaktuar nga presidenti.

Pjesët përbërëse

Një spital është i përbërë nga dy pjesë: çatitë dhe muret . Çatia e spitalit përcakton edhe sa herë mund të përdoret nga ushtarët gjatë luftimit në një betejë, ndërsa muret përcaktojnë maksimumin e shëndetit që spitali mund të sigurojë para se të shkatërrohet.

Vetitë e pjesëve përbërëse

  • Një spital Q1 mund të përdoret 1 herë për qytetar në betejë dhe u jep një total prej 5,000 shëndet ushtarëve përpara se të zhduket.
  • Një spital Q2 mund të përdoret 2 herë për qytetar në betejë dhe u jep një total prej 10,000 shëndet ushtarëve përpara se të zhduket.
  • Një spital Q3 mund të përdoret 3 herë për qytetar në betejë dhe u jep një total prej 15,000 shëndet ushtarëve përpara se të zhduket.
  • Një spital Q4 mund të përdoret 4 herë për qytetar në betejë dhe u jep një total prej 20,000 shëndet ushtarëve përpara se të zhduket.
  • Një spital Q5 mund të përdoret 5 herë për qytetar në betejë dhe u jep një total prej 25,000 shëndet ushtarëve përpara se të zhduket.

Si përdoret një spital?

Kur luftoni në beteja, ju mund të përdorni një spital nëse:

  • Jeni pala mbrojtëse në betejë
  • Aty gjendet një spital në rajonin e luftimit, gjatë betejës specifike që po zhvillohet

Sasia e shëndetit që merrni është në varësi të kualitetit të spitalit. Nëse është spital Q5 atëherë ju merrni prej saj 50 shëndet.

Kujdes: Nëse shëndetin e keni ndërmjet 91 dhe 99, një klikim në ikonën e spitalit do ta rrisë shëndetin tuaj deri në 100 (psh. do ju japë më pak se 10 shëndet), por përsëri do të quhet sikur e keni përdorur 1 herë.

Qëndrueshmëria

Qëndrueshmëria e spitalit varet nga Buxheti i Shëndetit. Buxheti i Shëndetit është sasia maksimale e shëndetit që një spital mund tu japë të gjithë ushtarëve në total përpara se të zhduket nga harta. Një spital Q5 mund të japë 25,000 pikë shëndeti gjithsej.

Ndërtimi

Spitalet nuk mund të ndërtohen më.

Shih edhe